Humor

Hyrja Poezi Fotografit e qytetit tim  Humori Faqja Kontaktuese Melodi per mobile Pytje Dhe Pergjigjje Qesharake Fotot e shoqeris Bukurija dhe shendeti Shenime per librarin Foto Qesharake Shenimet per brezovicen Ketu mund ti leni porosit e juaja Muzika Emrat Me te Bukur Shqiptare Foto Kf Lepenci Kacanik FOTO NGA FUTBOLLDASHESIT KACANIKAS "FIKSHAT" Realblog

Jeni duke lexuar humorin shikues te dshur

Rroga e dyfishuar
"Shefi ma ka dyfishuar rrogën!" i tregon kontabilisti kolegëve të vet.
"Si e fitove këtë?"pyesin me kurreshtje kolegët.
"I thashë:Nëse jo, prej muajit të ardhshëm do të filloj në Inspektoriatin financiar, si kontrollor."

Viagra by Microsoft
"Çka do të shkruante në paketimin e Viagra-s sikur të prodhohej nga Microsoft-i?"
"Plug & Play"

Bjondina
Pse bjondina nuk mund t`i përgadis dy porcione nga libri i kuzhinës?
Se furra e saj nuk shkon deri në 400` C.

Optimisti
Optimist është ai shef i cili e marton sekretareshën e vet, dhe seriozisht mendon se edhe më tej mund t`i diktoj asaj.

Punëtorët e saktë
Një ndërmarrës pyet tjetrin:"Pse punëtorët e tu janë çdoherë të përpikshëm?"
"Parking-trik!"
"Nuk po kuptoj..."
"Tridhjetë punëtorë dhe vetëm njëzetepesë vendparkimi..."

Në vend të punës
"A mund të bisedoj me shefin njëherë?", pyet një konsumator.
"Është duke fjetur", ishte përgjegja.
"Po sekretaresha e tij?"
"Unë ju thashë njëherë ..."

Shefi nga dritarja
"Pse kërceu shefi juaj nga dritarja?", pyet polici sekretareshë e bukur.
"Nuk e di. Ai ishte çdoherë i ndershëm ndaj meje. Para dy muaje ma dhuroi një mantil lëkure. Muajin e kaluar një auto sportiv. Sot në mëngjes ma dhuroi një unazë brilianti. Pastaj më pyeti se sa do ti kushtonte atij të bëj dashuri me mua. Pasi i tregova, kërceu nga dritarja."
"Po çfarë i thatë ju atij?", pyet polici.
"I thashë se zotëritë tjerë nga byroja mi japin dhjetë Marka"

Trashësia
Shefi i thotë sekretares: "Monikë, dita ditës jeni duke u trashur. Keni kujdes pak!" Pëshpëritë ajo: "Ka qenë dashur ju të keni kujdes!"

Gjumi
"Zotëri mjek, unë flas në gjumë!"
"Edhe, çfarë ka të keqe këtu?"
"E gjithë byroja më përqeshin"

Autostrada
Njëri peshkoi nga uji një shishe-postë nga e cila doli një fantazmë. "Faleminderit që më lirove", -thotë fantazma, "ti e ke një dëshirë të lirë." "Ma ndërto një autostradë nga Tirana në Berlin." "Unë jam vetëm një fantazmë e vogël, kjo është e vështirë për mua. Kërko diçka tjetër." Mbasi mendoi një kohë njeriu i tha: "Më bën që ti kuptoj gratë." "Okay", tha fantazma, "Si ishte puna e autostradës? Katërvijshe?

Lejleku
Zana e vogël pyet nënën e saj: "Mami a është e vërtetë se mua më solli lejleku?" "Po ashtu është!" -ia kthen nëna e saj. "Po ty mami, të solli edhe ty lejleku?" "Po edhe mua"-iu përgjigj e ëma. "Po gjyshen" -pyet prapë Zana. "Edhe gjyshen e solli lejleku!" -përgjigjet prapë nëna e Zanës. "A ha"-pëshpërit Zana duke shkruar në fletoren e saj "Në familjen tonë më se tri gjenerata nuk ka pasur lindje normale" -shkruan ajo.

Microsoft-i në kodër
Tre bashkëpuntorë nga Microsoft-i udhëtojnë së bashku në një automobil, një nga reparti Hardware, një nga Support (ndihma-udhëzime teknike) dhe njëri nga reparti Sofware. Ata lëshohen nga një kodër një tatëpjete të madhe, shpejtësia e tyre rritet çdoherë e më tepër dhe dikur e shohin vehten në livadh rreth rrugës.
Ai nga Hardware-i: "Plotësisht e qartë, frenat nuk janë në rregull."
"Jo, krejësisht e logjikshme, është faji i udhëzimit për përdorim"- ia kthen ai nga Support-i..
Pas pak lajmërohet i treti nga Software: "Ah, ende nuk është asgjë e sigurtë, së pari e rikthejmë automobilin në rrugë dhe shohim a po përsëritet gabimi!"

Shoqet
Bisedojnë dy shoqe: "Burri im është një engjull" -thotë njëra. " Ti ke fat" -ia kthen tjetra. "Burri im është ende gjallë"

Dashuria
"Ah," pëshpëret ai, "dashuria është gjë e mrekullueshme." - "Ashtu është",- ia kthen ajo, "por edhe me ty nuk është keq"

Bjondinat
Bisedojnë dy bjondina. "Dje isha te mjeku për të bërë testin e shtanzënisë". - "Edhe?" - pyet shoqja e saj me interesim. "A ishin pyetjet e vështira?"

Në Gjyq
Gjykatësi e pyet të pandehurin i cili akuzohet për plaçkitje me vrasje: "A e njihni këtë thikë?", pyet gjykatësi dhe tregon thikën me të cilën është mbytur viktima. - Jo se kam parë kurrë!" -"Ju e mohoni do me thënë? Mbylleni!"
Mbas dy ditësh gjykatësi e merr prapë në pyetje të paraburgosurin dhe duke ia treguar thikën e pyet: "Tani e njihni këtë thikë?" - "Po, zotri gjykatës." - "Më në fund po e pranoni a? E kam ditur, prej nga e njihni këtë thikë?" - Zotri gjykatës, ju vetë ma treguat herën e kaluar."

Ndihma në trafik
Plaka i lutet voglushit: " A mund të më ndihmosh ta kaloj rrugën djalosh? " - " Po, por duhet ta presim dritën e gjelbër." - " Ah, në të gjelbër e kaloj unë rrugën vet !"

Detyrat shtëpiake
Fatoni i bën detyrat e shtëpisë dhe e pyet nënën e vet: "Mami si shkruhet ,unoj`?" - " Ti don të thuash ,punoj` apo ?" - "Jo, ,unoj` , se shkronjën ,p` munda vet ta shkruaj !"

Fajtor apo jo?
" I pandehur, pse papritmas e tërhiqni pranimin e fajsisë suaj?", habitet gjykatësi. - "Avokati im më bindi për pafajsinë time!"

Karatisti pa diplomë
"A është e vërtetë se djali yt me një shqelm e rrëzoi një lis?" - "Po, ai shkeli pedalen e gazit në vend të frenave!"

Pyetje kimike
"Meritë, në dorë e kam një monedhë metali. Sikur këtë ta hedh në një gotë me acid, a do të shkrihej ajo?" - "Jo profesor, përndryshe nuk do ta hidhnit aty!"

Te dentisti
Dentisti:"Kaq shumë me të vërtetë nuk ka nevojë ta hapni gojën." - "Mendova se ju duhet shumë vend për gjithato instrumente tuajat, zotri mjek." - "Po n`rregull, por unë rri përjashtë!"

Blerësi i vogël
Te Pemëshitësi. "Xhaxhi të lutem 5 kilogram patate - por nga ato të voglat se nuk mund të bartë shumë rëndë."

Pushimet verore, ku?!
Biseda në byro. "Ku ishit këtë vit në pushim?" - "Nuk e di - fotografitë nuk i kemi zhvilluar ende."

Ardian Elezi

Ca rob kishin bo i shpi t're ene, si e kon bo zanot kto koh't e funit, dojshin me i varë i patku kali ke dera, po para se me bo kët' punë, menun me shku i herë ke hoxha e me pyt se a vi a s'vi ky muhabet. -Çare,mre? Doni me varë patku m'derë t'shpisë e? E pse?-i pyti hoxha. -Po thonë se o sevap e t'hec mirë kur var i patku m'derë, o hoxhë. -Sa budallej qi ini!-vazhdoi hoxha,-po kali ka katër copë si ato ene ha dajak për ditë, ju doni t'ju heci marë me nji.
avioni

Ne avion Zoterinj, komandanti i aeroplanit ju paralajmeron,se avioni po rrezohet, dhe i lutet zoterinjve pasagjere qe ti mbajne pasaportat me dhembe, duke evituar kaosin e zakonshem qe ndodh per njohjen e kufomave.


Djali i vogel

Xhoni erdhi nga shkolla me nje sy te nxire dhe me buze te prera. Nena bertiti dhe i tha: -Oh, Xhoni, prape je zene? -Po nene, une po mbaja nje djale te vogel, qe te mos e rrihte nje i madh. -Po cili ishte ai djali i vogel? -Une.
Arma Roni

9 vjecar u kthye ne shtepi me hunde te pergjakur, me nje sy te nxire dhe me rroba te grisura. Ishte e qarte se ai ishte zene me dike, dhe kishte humbur. Ndersa babai po e mjekonte e pyeti se c'kishte ndodhur. - Eh babi tha ai, ftova lanin ne duel, dhe i lashe atij qe te zgjidhte arme. - Po ai? - Ai zgjodhi si arme motren e tij......


Aspirinat

U zgjova kete mengjes dhe u ndjeva shume keq, i thote nje tip nje shoku dhe vendosa te vras veten duke marre 1000 aspirina. - Po pastaj? - Pasi piva 2 dhe e ndjeva veten me mire.
Era e gjakut 2 partizane

,Loni e Shabani po luftonin me gjermonet. E kishin keq fare se ishin vetem kunder nja 30-40 gjermoneve. Degjoheshin vetem krisma dhe plumbat vershellenin mbi kokat e 2 trimave tane. - O Loni....,OOO Loni. - He mor dreq çar do! -Çar ere mban gjaku or taj! - Ku e di un mor burr, era m*t! - Mooooooooos,qenkam palgos un or taj!!!!


Lypesi

Nje lyps i zgjat doren njerit qe po kalonte ne rruge dhe i kerkon 1000 leke. Ky zoteria e sheh lypsin dhe i thote: -Nqs. une te jap 1000 leke, ti do shkosh te pish me ato leke? Lypsi:"Jo, te betohem." -Po bixhoz do luash me keto leke? Lypsi:"Jo, te betohem." -Mire hajde te kalojme nga shtepia ime bashke qe gruaja ime te shohe se cfare u ndodh atyre qe nuk pijne alkohol dhe nuk luajne bixhoz.
Breket dhe rrushi

Nje fshatar po shkonte ne qytet per te shitur nje kosh me rrush. Gjate rruges duke ecur me gomarin e tij ,i bien nga lart nga nje ballkon, nje pale breke mbi kosh. Nderkohe i afrohen dy vajza dhe e pyesin: - O xhaje sa e ke rrushin ? - Shife ! i tha xhaja - Hiqi pra breket ta shofim rrushin !!!


Ushtari

, Oficeri dhe vajza Ne nje tren, ne nje kabine jane ulur nje ushtar dhe oficeri i tij, perballe nje gruaje ne moshe dhe mbeses se saj. Ushtari dhe vajza e re ja ngulin syte njeri-tjetrit kohe pas kohe por asnjeri nuk flet. Papritur treni kalon neper nje tunel dhe ne erresire nje puthje dhe nje shpulle e forte degjohet, por pas tunelit perseri qetesi. Gjyshja mendon: Mbesa ime veproi si duhet dhe mbroi dinjitetin e saj duke i rene ushtarit qe e puthi. Oficeri mendon: Shpulla ishte e forte dhe akoma fytyra me pervelon por vajzes i falet mqs me ra padashje ne vend te ushtarit. Vajza mendon: Me vjen mire qe ushtari mori guxim dhe me puthi, por dhe gjyshja veproi mire qe i ra atij. Ushtari: Vajzen e putha, oficerit ja rrasa sa m'hongri dora, e lujta mire kesaj rradhe.
Ne parajse (Erold merko)

Njeri sapo kishte shkuar ne parajse dhe ishte para Shen Pjetrit. Shen Pjetri i thote: -Hmmm, duhet te shikojme se cfare te vendosim per ty. Ti je sjelle mire kur ishe gjalle, por a ke ndonje gje tjeter per te thene qe mund te me influencoje para se te marr vendimin se ku do perfundosh? Dhe ky tjetri i thote: -Po ja degjo se c'me ndodhi nje here. Duke ngare makinen ne nje lagje te keqe shoh nje vajze te re qe po perdhunohej nga 7 veta. Une ndalova makinen, dola jashte dhe shkova te ndihmoja vajzen. Iu afrova direkt liderit te tyre, ai ishte 2 metra i gjate, tip muskuloz dhe e kishte trupin gjithe tatuazhe dhe "body piercing". Pasi ishim balle per balle une i kapa unazen qe ai kishte ne hunde dhe ia shkula nga hunda me force duke i thene "Ndaloni cfare jeni duke i bere asaj vajze se ndryshe te gjithe i keni punet keq me mua." Shen Pjetri thote: -Uau, jam shume i impresionuar. Por kur te ka ndodhur kjo ngjarje ty?


Kafazi

I njejti xhaje i kish shume qejf pordhet dhe e kish turperu grun e vet kushedi sa here. Kishin hip ne tren njehere dhe po udhetonin ne nje kabine me nje cift te ri. Xhajes i binte dielli dhe kish ardh ne qejf e i thote plakes: -O plake! -Po burre si eshte puna! -A te te leshoj nje pellumb? Dhe e ngre kemben plaku dhe ia fut pordhes per qejf aq sa ai cifti hapi syte. Rri dhe pak plaku dhe i thote prape plakes: -O plake! -Po burre! -A te te leshoj nje pellumb tjeter? Dhe plaku te njejtin avaz, plaka u be flake e kuqe nga turpi po c'te bente. Cifti u be xhind fare. Rri dhe pak plaku dhe hidhet: - O plake! A te te leshoj nje pellumb?? E degjon ai cuni i ri dhe i kthehet: -Xhaje e leshon ti pellumbin prape po ta caj kafazin fare!
Bjondja ne avion

(nga Ardian Takaci) Nje here nje bjonde diku nga nje vend i Europes fiton nje llotari per te shkuar ne New York. Bjondja kishte nje bilete economy class. Por kur hyn ajo pa qe karriget ne zonen e mbyllur me perde ishin me te medha dhe me te rehatshme se ate te economy class dhe vendos qe te ulet ne nje nga te parat. Duke pare nje gje te tille disa nga stjuardesat me rradhe u perpoqen qe ta largonin bjonden nga ku ishte ulur per ne vendin e saj. Por bjondja nuk pranonte qe nuk pranonte duke thene qe 'Une kam fituar llotarine dhe do te shkoj ne New York'. Me ne fund nje nga stjuardesat shkon ne kabinen e piloteve dhe shpjegon se si e kishte hallin. Njeri nga kapitenet e pyet se si eshte zonja. Me te degjuar qe ishte bjonde i thote: -Degjo me lini mua te flas me te pasi gruaja ime eshte bjonde dhe une di se se te merrem vesh me te. Ai shkon atje pershperit dicka ne veshin e bjondes dhe bjondja menjehere shkon ne vendin e saj. Te habitur te gjithe stjuardesat e pyesin se si kapiteni arriti ta bindte bjonden. Ai pergjigj: -Shume thjesht: 'Kjo pjese e avionit nuk shkon ne New York'.


Qazimi ne Greqi (A.Zilali)

Nje familje greke kishin per te pastruar nje haur dhe na marrin Qazimn ne pune.Diten e dyte duke punuar e therret pronari Qazimin dhe i thote te shkoje per te ndihmuar ne supermarket te shoqen e tij. Shume mire thote Qazimi gjithe qef.I hipin makines dhe ikin qe te dy.Prit pronari te kthehen ata nuk dukeshin fare. Kaloi nje dite hic,kur diten e dyte vjen e shoqja e pronarit vetem pa Qazimin ne shtepi.Pronari i nevrikosur e pyet: - Ku ishe moj keto dy dite.-Dhe ajo i thote: - Lere lere sec me beri ai Qazimi,qe dukej aq i mire. - çfare te beri moj? i thote i shoqi. - Me mbajti tre dite duke me perdhunuar ne shtepine e tij. - Por ti dy dite ke qe te ka marre.- i thote i shoqi. - Por kam per te shkuar dhe sonte,- hidhet gruaja.
Kangjellat (OT2K) Nje dite, plaku me plaken kishin dale shetitje nga nje vend qe nuk kishin qene per nje kohe te gjate. Papritur, plaka i thote plakut: - O plak, a i sheh ato kangjellat aty?" - Po,- i thote plaku - A e mban mend se ç'kemi bere ne aty? - Jo,- ja kthen plaku . - Aty, para 50 vjetesh kemi bere dashuri per here te pare,- i pergjigjet plaka. - Epo, kohe e gjate e nuk mbaj mend,- ja kthen plaku. - Mire, mire,- i thote plaka,- po hajt e bejme edhe nje here aty, te kujtojme kohet e para. - Jo,- i thote plaku i habitur,- ku na ka lezet, se jemi edhe pleq pale. - Jo, o,- i thote plaka,- do e bejme se s'ben. Pa, ç'pa plaku, plaken para e duart te kangjellat e ja fillon punes me mire se nje 20-vjecar. Kur mbarojne, plaka e pyet: - O plak, si eshte puna, edhe kur ishe i ri nuk e beje kaq mire si tani. - Ehhh,- i pergjigjet plaku,- kur isha une i ri nuk kishte korent te kangjellat.

Polici ne sherbim

(nga eva dhe ervini) Nje dite polici pyeti shefin: -Ku e kam sherbimin sot? shefi i thote: -E shikon ate driten e kuqe atje larg? deri atje e ke sherbimin- i thote shefi. Niset polici per sherbim. Pas tre kater oresh shefi del per kontroll, policin s'e gjen ne vendin e sherbimit. Mbas dhjete oresh vjen polici me nje fryme tek shefi. E pyet shefi - Ku ishe? -polici i pergjigjet: - Ajo drita e kuqe ishte drite makine, une ndoqa driten e kuqe deri sa mbarova sherbimin.
Ndeshja e Boksit (Nga Adrian Brahasani) Elefanti dhe prapagalli ishin ne ring per tu ndeshur, po elefanti e kishte per ulje me u ndesh me prapagallin, dhe keshtu filloj ndeshja e pare. Elefanti e kapi pragallin me hunde dhe e perplasi per toke dhe prapagallit i rane puplat ne toke. Ndeshjen e dyte elefanti beri te njejten gje ,po prapagallit kesaj radhee i rane te tera puplat ne toke. Elefanti e pa gjendjen dhe nisi te iki, po prapagalli u acaru dhe filloj te shaje: - HAAJDE KETUU MOR SHKERDHATE , A TANI SI ZHVESHA PO IK TI ??!! ,..
Fluturojne Bush, Putin dhe Meta me avion. Avionit i prishet motori dhe atyre u duhet te hidhen , por ka vetem nje parashute...
Qeshni dhe ju



1. Mesuesi: Artan, nuk mund te flesh ne klase.
Artani: E di, por po fole ti me ze te ulet, mbase arrij te bej nje sy gjume.
2. "Drejtori i shkolles eshte idiot !" I thote nje djale nje vajze qe kishte aty afer.
"E di ti kush jam une?" e pyet vajza.
"Jo."
"Une jam vajza e drejtorit."
"Po ti e di kush jam une?" pyet djali.
"Jo" pergjigjet ajo.
"Shyqyr Zotit !"

3. Artani kthehet nga shkolla dhe i thote te atit se ka marre 4 ne matematike.
"Pse?" e pyet i ati.
"Mesuesi me pyeti sa bejne 2x3?' dhe une i thashe 6'"
"Po aq bejne!"
"Pastaj ajo pyeti sa bejne 3x2?'"
"Ku mutin eshte ndryshimi?"
"Po tamam keshtu i thashe edhe une!"

4. Nje plak shtrohet ne spital ne gjendje te rende me infeksion te fshikes urinare. Kirurgu i ben operacion dhe pas operacionit i keshillon infermieret qe ta bejne te semurin te ece sa me shume ne menyre qe te shmang mpiksjen e gjakut. Por infermieret ankohen se e kane te veshtire se plaku nuk do te ece per qamet. Megjithate, me 100 mije halle ja arrijne. Femijet e plakut vijne dhe e falenderojne kirurgun per sherbimin e madh qe u kishte bere. Por ky i thote i cuditur: "Nuk kam bere ndonje gje te madhe. Operacioni ne fshiken e urines eshte nder operacionet me te lehta".
"Jo, jo per operacionin doktor, por per arsye se na e ke bere babain të ece. Ai ka 20 vjet qe eshte i paralizuar".

5. Doktori me tha se mbas operacionit do me bëjë të ec me kembet e mia.
Dhe a e bëri?
Po. Per me të paguar paratë e operacionit shita makinen dhe tani eci ne kembet e mia.



6. - Doktor, ju lutem shpejt. Djali im ka kaperdire nje brisk rroje."
- Po vij menjehere. A keni bere ndonje gje deri tani ?"
- Po, u detyrova me u rru me briskun e gruas.

7. Doktori: Kam nje lajm te keq dhe nje lajm shume te keq.
Pacienti: Epo mire, me jep ma pare lajmin e keq.
Doktori: Laboratori na ka njoftuar se rezultatet e analizave thone se ke edhe 24 ore jete..
Pacienti: 24 ore?! Kjo eshte e tmerrshme!! Cfare mund te kete me keq se kaq? Cili eshte lajmi shume i keq?
Doktori: Rezultatet kane dale qysh dje.

8. Pas një aksidenti, një burrë pëson dëmtim të rëndë të trurit. Mjeku i thotë familjarëve të tij që duhet t'i bëjë transplant truri. Ata pranojnë dhe mjeku i thotë gruas së pacientit se duhet të zgjedhë për burrin e saj ose trurin e një punonjësi social, ose atë të një politikani. Dhe e shoqja zgjedh këtë të dytin.
Arsyeja? "Është fringo i ri, sepse është fare i papërdorur".

9. Nje gazetar shkon ne ambulance dhe i thote infermieres: "Dua te vizitohem te mjeku i syve dhe i vesheve".
"- Nuk ka nje mjek te vetem edhe per syte edhe per veshet",i thote ajo e cuditur. "A do që të shkosh njehere te mjeku i syve pastaj te ai i vesheve?"
"- Jo, jo, dua të shkoj te mjeku i syve dhe i vesheve," ngul kembe gazetari.
"- Po s'ka mor zoteri një mjek te tille, Po si e ke hallin?"
"- Dua të shkoj te mjeku i syve dhe i vesheve që të më shpjegojë se cfarë kam, se tjeter gje shoh e tjeter degjoj".

10. Një burrë shkon në hotel dhe i thotë hotelierit ta zgjojë në 7.30 në mëngjez.
Të nesërmen në mëngjes hotelieri e merr në telefon dhe i thotë:
- Alo, ju kishit porositur zgjimin në 7.30?
- Po.
- Po pse nuk zgjohesh atëherë, ora është 11.30.


Mënyrat e vlerësimit në fakultete të ndryshëm:

Fakulteti i Historisë: Të gjithë studentët marrin të njëjtën notë që kanë marrë një vit më parë.

Fakulteti juridik: Studentët hedhin profesorët në gjyq kur janë të pakënaqur me notën.

Fakulteti i Psikologjisë: Studentët derdhin bojë shkrimi në fletoret e provimit dhe ia dorëzojnë profesorit. Profesori i hap dhe vë notën e parë që i bie në mend.

Fakulteti i Filozofisë: Cfarë është një notë?

Instituti i fiskulturës: Të gjithë marrin notën maksimale.


11. Një profesor i ekonomikut dhe një student po ecnin në oborrin e shkollës. Papritmas studenti përkulet dhe therret:
"- Shiko, gjeta një 10 mijë lekëshe.
"- Jo, e ke gabim i thotë profesori, - Është e pamundur. Po të ishte 10 mijeshe do ta kishte gjetur dikush tjetër para nesh".


Zoti ka vdekur. Nietzsche
Nietzsche ka vdekur. Zoti


Anektodat per bjondet jane te shumta. Zgjodhem keto si me te mirat, jane humor qe te qeshin te gjitha ; bjonde, geshtenje e brune.

Anektoda per Bjondet

-Cfare i thote kemba e djathte kembes se majte te nje bjondeje?
Asgje. Ato asnjehere nuk takojne njera-tjetren.

- Si i beni nje lavazh truri nje bjondeje? A:
Duke i bere nje dush dhe duke e tundur lart e poshte.

- Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje dhe nje kompjuteri?
Ju nevojitet te hidhni informacionet vetem njehere ne kompjuter.

- Cfare mendon nje bjonde per nje kompjuter te ri? A:
Nuk e pelqen sepse nuk arrin te gjeje kanalin televiziv Nente.

- Si ja ndryshoni mendjen nje bjondeje?
a: I fryni ne veshin e saj.
b: I bleni nje tjeter birre.

- Cili eshte veprimi i pare i nje bjondeje mbasi ka bere sex?
Hap deren e makines.

- Cfare thote nje bjonde mbasi ka bere sex?
a: "Faleminderit, Djema!"
b: "Mos jeni te gjithe ne te njejten bande?"
c: Mos luani te gjithe per te njejten skuader?
d: Kush valle ishin gjithe keta djem?

- Cfare thote nje bjonde kur ju i fryni ne vesh?
"Faleminderit per rifurnizimin!"

- Cfare nenkupton fryrja e nje bjonde ne veshin e nje tjeter bjondeje?
Transferime te dhenash.

- Pse bjondet argertohen kaq shume?
Sepse ato s'dine te bejne ndonje gje tjeter.
Sepse eshte e lehte ti besh per vete.

- Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje dhe nje limuzine?
Jo te gjithe kane pasur mundesine te hypin ne nje limuzine.

- Cfare beni kur nje bjonde ju hedh nje granate dore?
Heq siguresen dhe ja rihedh mbrapa perseri.

- Kush eshte diferenca midis nje Porche dhe nje bjondeje?
Ju nuk ja lini shokeve makinen Porche.

- Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje dhe ”Titanikut”?
Dihet se sa burra u mbyten nga perplasja e ”Titanikut”.

-Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje dhe nje telefoni?
Kushton vetem 20 leke te perdoresh nje telefon.

- Cila eshte perpjekja e nje bjondeje per te vrare nje zog?
E hedh zogun nga maja e nje shkembi.

- Si e vret bjondja nje peshk?
E mbyt ate.

- Perse bjondet vdesin perpara se te vije ndihma e shpejte?
Sepse ato gjithmone e harrojne ”11” ne ” 9-1-1".

- Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje gjate ciklit te saj dhe nje terrorristi?
Ju mund te bini ne ujdi me terrorristin.

-Perse bjondet fyen nga fjalet e njerezve?
Sepse njerezit vazhdojne ti thumbojne ato me fjale te medha.

- Perse bjondet pelqejne te vjedhin makinat e policise?
Sepse shohin mbi te numrin "911" dhe mendojne se eshte nje Porsche.

- Cili eshte ndryshimi midis nje tualeti dhe nje bjondeje?
Tualeti nuk ju ndjek nga pas, mbasi e keni perdorur ate.

- Cili eshte ndryshimi midis nje bjondeje dhe punes suaj?
Puna juaj vazhdon te ta shpifi dhe pas 6 muajsh.

- Si mund te detyroni nje bjonde qe te martohet me ju?
I thoni qe eshte shtatezane.
- Dhe cfare do te kerkoje ajo te dije?
"Eshte vertet i imi?"

- Perse bjondja i ben tatuazh zip kodit te saj mbi stomak?
Ne kete menyre i dashuri i saj nuk perfundon ne adresen e gabuar.

- Nga mund te mendoni se nje bjonde punon ne kete zyre?
Nje krevat ne magazine dhe nje buzeqeshje te pashuar ne fytyren e shefit.

- Perse valle bjondja e kaperceu ate rruge?
a: Harroi rrugen, po cfare valle po bente jashte dhomes se gjumit!?
b: E nga ta di une.
c: Mandje as ajo vete se di.

- Nje brune dhe nje bjonde po shetisnin ne nje park. Papritur bjondja ndali dhe tha: ”Aiiihhhhh, shiko nje zog paska ngordhur.” Bjondja ndaloi, shikoi lart dhe u pergjigj: ”Ku?”

- Dy bjonde po shetisnin neper nje pyll, kur papritmas njera ndalon dhe thote: ”Oh, shiko gjurmet e nje dreri”. Bjondja tjeter e shikon drejt e ne sy dhe i thote: ” Po ato jane gjurmet e nje ujku, jo dreri”.” Jo , perkundrazi jane gjurme dreri, as qe e ve ne diskutim nje fakt te tille.” Vazhduan te grinden me njera-tjetren derisa, pas rreth nje gjysem ore, u shtypen nga nje tren.

- Nje bjonde, nje brune dhe nje indiane hyne ne nje bar dhe filluan te bejne porosine:
Brunia: "Do te marr nje B dhe nje K."
Baristi:"Cfare eshte nje B dhe nje K?".
Brunia: "Uiski Burbon dhe nje Koka Kola."
Indiania: "Ndersa per mua, nje G dhe nje T."
Baristi: "Cfare eshte nje G dhe nje T?"
Indiania: "Gin dhe tonic."
Bjondja: "Per mua vetem nje 15."
Baristi: "Cfare nje 15, dhe dmth? "
Bjondja: "7 dhe 7"

- Cila eshte sekretarja me e mire ne bote?
Ajo, e cila si ka shpetuar as dhe nje menstruacioni.

- Cfare do ta paralizonte nje bjonde nga mesi e poshte?
Martesa.

- Si valle vdiq bjondja duke pire qumesht?
Lopa i ra siper.

- Perse bjondeve u perlqejne shkrepetimat?
Sepse mendojne se ndokush po i fotografon.

- Perse bjondet nuk mund ti telefonojne numrit 911 ne rast urgjence?
a: Nuk mund ta mbajne mend numrin.
b: Ajo nuk arrin te gjej numrin 11 ne butonat e telefonit.

- Si e quani nje bjonde te pamartuar ne nje BMW?
Te divorcuar.

- Perse bjondja pelqen te behet veterinare?
Sepse ajo i adhuron femijet.

- Cila eshte shprehja e pare qe del nga goja e nje bjondeje ne mengjes?
"Faleminderit, djema..."

-Perse perdorin kontraceptiv bjondet? Qe te dine cila dite e javes eshte.

-Si mbytet nje bjonde? Me nje pasqyre ne fund te pishines.

-Cfare i thote mamaja vajzes se saj bjonde para se te shkoj ne takim? Nese nuk je ne krevat para mesnates ktheu ne shtepi.


-Si e beni nje bjonde te qesh te henen ne mengjez? Ia them shakane qe te premten ne darke.

-Perse i beri Zoti bjondet? Sepse delet nuk mund te sjellin birren nga frigoriferi.


-Cilat jane 5 vitet me te veshtira per bjonden? Cikli i fillores.


-A ka me budallacka se bjondet? Patjeter-birrat.


-Pse bjondet nuk hane banane? Se nuk gjejne zinxhirin.


-Pse ato perdorin buzkuq jeshil? Se i kuqi do te thote STOP.

-Sa bjonde duhen qe te ndizen dritat? Asnje.Te gjitha i shuajne.


-Cfare kane te perbashket nje bjonde dhe nje shishe birre? Te dyja jane bosh nga qafa e larte.


-C'pune ka nje brune mes dy bjondeve? Ben punen e perkthyesit.


-Nga e kupton qe nje bjonde ka hapur frigoriferin? Nga shenja e buzekuqit ne kastravec.

-Cfare ben nje bjonde kur zgjohet?
a.Shkon ne shtepi
b.prenzantohet.

-Cfare tha nje bjonde kur e kuptoi se ishte me barre? Eshte i sigurt i imi?


-Bien nje brune e nje bjonde nga kati i gjashte .
Kush vritet?
Brunia se bjondja ka humbur rrugen.


-Pse jane kaq te shumta shakate per bjondet? Qe ti kujtojne brunet.

-Cfare ben nje bjonde kur ka periodat? Kerkon te gjeje kush e qelloi.


-Dialog ndermjet bjondesh:
-Shume te cuditshme corapet qe ke veshur, njera bezhe, tjetra e zeze. Dhe mendo qe eshte gjetur dhe nje pale tjeter keshtu ne shtepi.

1. Suksesi eshte ...

Ne moshen 4 vjec sukses eshte te mos shurrosh ne breke.
Ne moshen 12 vjec sukses eshte te kesh shoke.
Ne moshen 16 vjec sukses eshte te kesh patente shoferi.
Ne moshen 20 vjec sukses eshte te besh seks.
Ne moshen 35 vjec sukses eshte te kesh para.
Ne moshen 50 vjec sukses eshte kesh para.
Ne moshen 60 vjec eshte te besh seks.
Ne moshen 70 vjec sukses eshte te kesh patente shoferi.
Ne moshen 75 vjec sukses eshte te kesh shoke.
Ne moshen 80 vjec sukses eshte te mos shurrosh ne breke.

2.Lante gruaja femijen ne legen. Mbush legenin dhe kap femijen per veshi dhe fillon ta zhyse ne uje. Ne ate moment hyn i shoqi dhe i cuditur e pyet:
“-Cfare ben ashtu moj, ia shkule veshin”.
“- Po pra, hajde futi ti duart ne uje te vluar.”

3.Pret autobusin polici me te shoqen dhe me djalin e tyre 5-vjecar. Autobuzi s’po vinte dhe femija merzitet dhe fillon te pyese te emen:
-Mami kur vjen autobuzi.
-Ja bir, sa ta laje xhaxhi autobuzin se eshte bere pis.
Pas 10 minutash:
-Mami kur vjen autobuzi.
-Ja bir sa ta pastroje xhaxhi.
Pas 10 minutash:
-Maaaaaaaaaaaaaaaaaamiiiiiiii, kur vjen autobuuuuzi…
-Ja bir sa ta lyeje xhaxhi.
Ne kete moment nderhyn polici:
-Po ai zog kurve, tani e gjeti ta lyeje autobuzin?

4.Shkojne nje cift tek nje familje jevgjish me shume femije per te adoptuar njerin. Jevga fishkellen dhe te 18 mblidhen dhe vihen ne rresht. Cifti i afrohet me te voglit dhe pyesin te emen:
-A mund ta marrim kete?
-Jo ate te lutem. Ai eshte me i vogli dhe e dua me shume.
- Mire..
Ecin me tej dhe ndalin para nje vajze te vogel:
- A ta marrim kete?
- Mos ate ju lutem, ajo kendon me bukur nga te gjithe dhe me duhet.
Vazhdojne ata me zgjedhjen dhe ndalen para nje femije tjeter:
- Ky na pelqen, a ta marrim kete?
- Jo, as ate ju lutem. Ai i bie shume bukur klarinetes.
Dhe arrijne tek me i madhi:
- Po kete? As kete nuk mund ta marrim?
- Jo, ate merreni se ai m’i ka bere gjithe keta te tjeret.

5.Polici rrugor ndal nje shofer qe po ecte me shpejtesi:
- Fryj ketu! – i thote shoferit duke i dhene pipin per testin e alkoolit.
- Nuk mundem se jam me astme- i thote ky.
- Mire, hadje me mu ne laborator me te marre gjak.
- Nuk mundem se jam me hemofili.
- Epo mire atehere, ec ne kete vijen e bardhe.
- Nuk mundem se jam i dehur.

6.Hyn nipi ne dhome dhe sheh gjyshen qe po shihte nje film porno ne tv dhe ky i cuditur i thote: “Uuu gjyshe, cfare po shef ashtu? Ato s’jane gjera per ty”.
Dhe gjyshja ia kthen: “Jo mor jo, vetem du me pa a kane me u marre ne fund kta te dy.”


7.Para deres se parajses presin nje prift dhe nje shofer. Shfaqet te dera Shen Pjetri dhe lejon te futet brenda vetem shoferin. Hidhet prifti i indinjuar:
“Zoti Shen Pjeter, po si ka mundesi qe lejoni ate e jo mua qe jam njeri i shenjte???”
Shen Pjetri: “Shiko i dashur: ndersa ti ke mbajtur meshe, te tjeret kane fjetur, ndersa kur ky ka nisur makinen te tjeret jane lutur.”

8.Fluturojne Bush, Putin dhe Meta me avion. Avionit i prishet motori dhe atyre u duhet te hidhen, por ka vetem nje parashute. Atehere e hedhin ne vote se kush do ta marre. Fiton Meta, merr parashuten, i pershendet dhe hidhet. Putin i thote Bushit: Do te hidhemi pa parashute. Beme votime te fshehta dhe ai fitoi. S’kemi c’bejme.
- Mire, - i thote Bush – por, nuk e kuptoj si eshte e mundur qe ai fitoi 1700 vota me teper.

9.Pyetje: Perse bjondet nuk flasin kur bejne dashuri?
Pergjigje: Sepse mami u ka thene qe te mos flasin me
personat e panjohur.





Note: parajsa.com


© www.GjakovaINFO.com