Bukuria dhe SHendeti :

Hyrja Poezi Fotografit e qytetit tim  Humori Faqja Kontaktuese Melodi per mobile Pytje Dhe Pergjigjje Qesharake Fotot e shoqeris Bukurija dhe shendeti Shenime per librarin Foto Qesharake Shenimet per brezovicen Ketu mund ti leni porosit e juaja Muzika Emrat Me te Bukur Shqiptare Foto Kf Lepenci Kacanik FOTO NGA FUTBOLLDASHESIT KACANIKAS "FIKSHAT" Realblog

BUkurija dhe shendeti juaj vizitor te dashur

bukurija dhe shendeti i juaj
Pagjumësia
Pengesa në fjetje: Një problem shëndetsor i cili shpesh nuk mirret seriozisht sa duhet. Arsyeja: Mungesa e hormonit të gjumit Melatonin.
TIP Dy orë para se të fleni hani tre kokrra hurma. Ato shkaktojnë prodhimin e Melatoninit në trup.
Ndihmësi i lukthit
Tretje e dobët, probleme me lukthin: Një problem nga i cili një e treta e femrave ankohen.
TIP Hani dy herë në javë nga dy rriska ananas të freskët. Encymet e tija përqajnë ushqimin dhe kështu ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
Përforcuesi i eshtrave
Osteoporoza: Një sëmundje e cila çdoherë e më tepër paraqitet te gratë e reja.
TIP Hani çdo ditë nga dy gota kos (natyral). Pjesa e lartë e kalciumit e përmbajtur në të i mban eshtrat stabil.
Ftohja
Meshkujt vuajnë pes herë më shumë se femrat nga të ftohurit. Arsye është sistemi i dobsuar i imunitetit.
TIP Pini çdo ditë lëng limoni me ujë mineral, vitamina C dhe provitamina A forcojnë mbrojtjen.
Rënia e flokëve
Problem tipik i meshkujve, i cili me një kombinim të Beta-Karotinit dhe vitaminës E mund të luftohet. Ky kombinim i bukurisë gjendet para se gjithash në Mango.
TIP Hani dy pemë në javë
Dhimbje kurrizi
Çdo i dyti mashkull ankohet prej shpine. Arsye: dëmtimi i rruazave të boshtit kurrizor. Por, me perime të cilat përmbajnë yndyrëra mund t`i "lyejmë" ato.
TIP Tri herë në javë hani Avokado, Fasule dhe Misër.
Infarkt i zemrës
Edhe më tej numri një i arsyeve të vdekjes te meshkujt. Mjekët e zemrës zbuluan se Magneziumi dhe Mangani mund të ndikojnë shumë në pengimin e infarktit.
TIP Dy herë në javë hani lakër, thjerrëza apo spinaq.
Kanceri
Problem me prostatën, një gjë mbi të cilën asnjë mashkull nuk bisedon me kënaqësi.
TIP Para çdo ushqimi merrni një lugë vaj të farave të kungullit dhe hani më shpesh Ketchup (ideale: 2 lugë ushqimi në ditë). Lycopeni i përmbajtur në to mbron nga kenceri i prostatës.
Çaji qetësues
Para periodës (menstruacioneve) mbi dyzet përqind të femrave ankohen nga kokëdhimbjet.
TIP Çdo dy orë pini nga një filgjan të madh çaj nane. Ky çaj çliron nga ngërçet dhe vaji i mëndrës kthjellon kokën.
Ushqimi i nervave
Vitaminat B: Pa e ditur, shumë femrave iu mungojnë këto vitamina. Pasojat: Nervoziteti, mendjemarrje.
TIP Me djathë (minimum dy rriska në ditë) dhe arra (1 lugë ushqimi në ditë) mund


Proverbat dhe citat
I sëmuri nuk kursen argjë më tepër përveq këpucëve.
proverb gjerman

Kush bërtet nuk ka të drejtë.
proverb gjerman

Kush thotë A mund të thotë edhe B.
proverb gjerman

Në mbrëmje ia dimë vlerën shtëpisë.
Goethe

Pas çdo mbrëmje pason një mëngjes.
proverb turk

Nuk bën ta lavdojmë ditën para darkës.
proverb gjerman

Bestytnia ësht një fëmij i frikës, ligështisë dhe mosdijes.
Fridrich II i madhi

Ndryshimi shton oreksin.
proverb gjerman

Të papranishmit janë çdoherë fajtorë.
Philippe Destouches

Mos ia vë mendjen vetëm çka bëjnë të tjerët, por shih edhe çfarë nuk bëjnë.
proverb gjerman

Kush e mirëmbanë arën, ara mirëmbanë atë.
proverb gjerman

Shqiponja nuk rrëmben miskonja.
proverb gjerman

Majmuni mbetet majmun, edhe n`u bëftë mbret apo uratë.
proverb gjerman

Çdo gabim paguhet në këtë botë.
Goethe

Të gjitha ujrat derdhen në det.
Solomo

Budallenjtë nuk zhduken.
proverb gjerman

I forti është zakonisht vetëm
Schiller

E lidhur shumë ngushtë then harkun.
Schiller

Vetëm ai e kupton alfabetin, i cili kupton t`a lidhë atë.
Emanuel Geibel

Dashuria e vjetër nuk ndryshket.
proverb gjerman

Plak je atëherë, nëse të kaluarën e përkujton më me kënaqësi se të ardhmen.
John Knittel

Asgjë nuk të mplakë aq shumë sa tentimi i përhershëm të mbetesh i ri.
Robert Mitchum

Siç pleqtë këndojnë, fëmijët fishkëllojnë.
proverb gjerman

Ari dhe qeshja kthejnë pleqërinë në rini.
Talmud

Në rini dembel në pleqëri fukara.
proverb anglez

Çka ka mësuar në djep bën edhe në pleqëri
proverb spanjoll

Në pazar e njeh njeriun
proverb gjerman

Amerika është shumë e madhe për ëndërra të vogla
Ronald Regan

Kush fiton një karrigë me dhelpëri, shërben si ujk.
K.Fr.Kretschmann

Në pupla njihet zogu.
proverb gjerman

Gabimi i të tjerëve është mësim i mirë.
proverb gjerman

Fillimi i mbarë është gjysma e punës
proverb gjerman

Kush fillon shumë mbaron pak
proverb gjerman

Peshqit zihen me grep, njerëzit me fjalë.
proverb gjerman

Sulmi është mbrojtja më e mirë
proverb gjerman

Frika është këshilltar i mirë, është natyrale dhe shton zgjuarsinë.
Henning M. Beier

Asnjë atlet të madh, se shtyen dëshira për fitore, por frika të mos dështojë.
Charles Barkley

Një spirancë është mirë, dy edhe më mirë.
Mihail Gorbaçov

Antikuitetet janë gjëra të djeshit, me shije të sotshme dhe me çmime të nesërme.
Lilo Pulver

Në pyetje të shpejtë përgjigju ngadalë.
proverb gjerman

Nëse do një përgjegje të mençur, pyet me mend.

Kërko shumë nga vetëvehtja, prit pak prej të tjerëve. Kështu kursen zemërimin.
Konfuzius

Mësimi pa menduar është kot; të mendosh pa mësuar është rrezik.
Konfuzius

Një kali race nuk i çmohet forca por karakteri.
Konfuzius


Më mirë është të ndezim një dritëz të vetme të vogël, se të mallkojmë errësirën.
Konfuzius

Vetëm më të menqurit dhe më budallenjtë nuk mund të zemërohen.
Konfuzius

Kush e ka bërë një gabim dhe nuk e përmirëson atë, bën edhe një.
Konfuzius

Kush na vjedh ëndërrat, na jep vdekjen.
Konfuzius

Njeriu fisnik nuk e vlerëson askënd sipas fjalëve. Në një botë të kultivuar lulëzojnë Veprat, në botën e pakultivuar Fjalët.
Konfuzius


BESOJ SE ME NE DUKENI ME TE BUKUR BESOJ SE DO TE MBETENI TE KENAQUR

Fytyra e femijes eshte e pastert