PASURIJA E KOSOVËS NE DUART E TONA

Hyrja Poezi Fotografit e qytetit tim  Humori Faqja Kontaktuese Melodi per mobile Pytje Dhe Pergjigjje Qesharake Fotot e shoqeris Bukurija dhe shendeti Shenime per librarin Foto Qesharake Shenimet per brezovicen Ketu mund ti leni porosit e juaja Muzika Emrat Me te Bukur Shqiptare Foto Kf Lepenci Kacanik FOTO NGA FUTBOLLDASHESIT KACANIKAS "FIKSHAT" Realblog

QENDRA E SKIJIMIT ""BREZOVICË""

Qendra e Skijimit "Brezovica" në Malet e Sharrit

Qendra e Skijimit "Brezovica" e cila gjendet në malet e Sharrit e që është 12 kilometra larg fshatit me po te njejtin emër në komunën e Shtpcës, është edhe një ndër margaritarët e Kosovës për turizëm.

Qendra e Skijimit "Brezovica" ka teritorin prej 2500 hektarë në naltësinë mbidetare prej 1718 - 2522 metra. Gjatësia e shtigjevetë regulluara për skijim në Brezovicë janë rreth 40 kilometra, kurse disa nga shtigjet janë të gjata 3,5-5,0 kilometra. Lakueshmëria mesatare e shtigjeve është rreth 38% dhe prej kësaj statistike shihet se qfarë margaritari të turizmit ka Kosova.
Stacioni i nisjes i teleferikut më të ri (numër 9) është në "Livadhin e Madh" në lartësi mbidetare prej 1718 metra. Stacioni i daljes nga ky teleferik është në 2212 lartësi mbidetare. Dikun në rreth 1800 metra lartësi mbidetare gjindet edhe stacioni i mesëm i këtij teleferiku, i cili stacion është i domosdoshëm për kohën e prillit kur ka më pak borë dhe nuk mund të zhvillohet skijimi prej stacionit më të lartë të këtij telerefiku.

HOTELI NË BREZOVICË

Hotelet në Brezovicë
NARCIS - Hotel i kategorisë së parë dhe gjendet në fshatin Brezovica në 900 metra lartësi mbidetare. është larg shtigjeve të skijimit 9 kilometra ose 20 minuta vozitje me ski-bus. Garderoba për ski është e siguruar në hotelin Molika.

Harta e shtigjeve në Brezovicë